Kryetari Ahmeti pret në takim Kryeministrin në detyrë Albin Kurti

Kryetari Ahmeti pret në takim Kryeministrin në detyrë Albin Kurti

Katër dorëheqje për një ditë, t’kurret LVV-ja në kuvend, kaq asambleistë i kanë mbetur

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministren në detyrë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Redzepi dhe ministrin në detyrë të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku të cilët vizituan komunën e Lipjanit për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19.

Kryetari Ahmeti së bashku me bashkëpunëtor dhe anëtarët e Shtabit Emergjent Lokal, e njoftuan kryeministrin dhe ministrat për gjendjen rreth Covid-19 në komunën e Lipjanit, respektimin e masave të caktuara nga qeveria, ministritë dhe IKShP-ja, si dhe angazhimet e Komunës për menaxhim të kësaj situate.

Pas takimit kryetari Imri Ahmeti duke falënderuar kryeministrin dhe ministrat për vizitën dhe bashkëpunim me Komunën, shprehu rëndësinë e këtij takimi në aspekt të koordinimit me nivelin qendror dhe kërkoi edhe njëherë nga qytetarët për të vazhduar me respektim të masave që i shërbejnë parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Ndërkaq kryeministri Kurti bëri të ditur se në vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave të Kosovës, sot vizitoji Komunën e Lipjanit, për të parë nga afër situatën në këtë komunë.

Kryeministri Kurti gjithashtu e përgëzoi kryetarin Imri Ahmeti për punën e bërë dhe bëri apel tek të gjithë për të shtuar disiplinën në ditët dhe javët në vijim të këtij muaji vendimtar, për ta tejkaluar këtë krizë shëndetësore me sa më pak pasoja dhe sa më shpejt.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)