Marokieni e sulmon fizikisht policin e Kosovës në Lipjan

Marokieni e sulmon fizikisht policin e Kosovës në Lipjan

Ja si i shpëtoi sekretari i Vuçiqit arrestimit (VIDEO)

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një shtetas i Marokut është përfshirë në një rrahje fizike.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht tre persona tjerë meshkuj shtetas të huaj, raporton Gazeta Express.

Pas intervenimit të policisë, i njëjti ka sulmuar edhe zyrtarët policorë. Ai është dërguar në stacionin policor.

“Lipjan 09.04.2020 17: 45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Marokut pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht tre persona tjerë meshkuj shtetas të huaj. Gjatë intervenimit të njësisë policore i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policor, andaj i dyshuari është dërguar në stacion policor, është njoftuar prokurori i shtetit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)