Pas katër rasteve me Covid-19 në Lipjan, futet në karantinë një pjesë e lagjes

Pas katër rasteve me Covid-19 në Lipjan, futet në karantinë një pjesë e lagjes

Rama: Ushtria do të veprojë në gjithë territorin e Kosovës

Pas shfaqjes së katër rasteve të para të infektuar me virusin Covid-19 në Komunën e Lipjanit është marrë vendim që të futet në karantinë një pjesë e lagjes “Ahmet Krasniqi”.

Kryetari Ahneti ka thênë se, duke u referuar në rekomandimet e IKSHPK-së dhe në konsultim me Ministrin e Shëndetësisë është marrë Vendim nga Ministri i Shëndetësisë që Lagjja mrapa stadionit në Lipjan të futet në karantinë.

Shënimi i plotë:

“Jemi të detyruar në mbrojtje të shëndetit publik duke u referuar në rekomandimet e IKSHPK-së dhe në konsultim me Ministrin e Shëndetësisë është marrë Vendim nga Ministri i Shëndetësisë që Lagjja mrapa stadionit në Lipjan të futet në karantinë.
Ne jemi të vetëdishëm për nevojat që mund të kenë qytetarët e kësaj lagje dhe ju kërkojmë vetë përmbajtje duke i siguruar që ekipet tona emergjente do jenë afër tyre për çdo nevojë.
Ne kemi përcaktuar ekipet mobile që do të jenë çdo ditë në çdo kohë për tu dal në ndihmë secilës familje që ka nevojë në këtë laxhe.

Në këtë rast falënderoj ekipet emergjente pranë administrates, stafin e mjekëve, Policinë e Kosovës, zjarrëfiksit, Njësin e pastrimit në Lipjan dhe gjitha ekipet tjera mobile që po punojnë 24/7 për të përballuar këtë situat.
Duke ju uruar shërim sa më të shpejtë të diagnostifikuarve me pozitiv të Covid-19, ju ftojmë të kujdesemi bashkë të kalojmë këtë sfidë me disiplinë e kujdes të plotë.

Shtabi Emergjent në Lipjan ka aktiv edhe numrin 0 800 14000 ku qytetarët mund ti adresojnë kërkesat e tyre dhe ky numër është (pa pages).”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)