Flet Kryetari Ahmeti për rastet me koronavirus, kërkon nga qytetarët të mos bëjnë panikë

Flet Kryetari Ahmeti për rastet me koronavirus, kërkon nga qytetarët të mos bëjnë panikë

Isufi: Në Lipjan kushtet ishin si në Evropë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahneti, ka bërë të ditur se (9) raste të reja të cilat rezultuan pozitiv sante në testin e Cpvid-19 janë nga lagjja mbrapa stadionit në Lipjan.

Ai tutje ka kërkuar nga qytetarët të mos bëjnë panik dhe të respektojë të gjitha masat e marra nga organet kompetente.

Shënimi i plotë:

NËNTË (9) RASTE TË REJA ME COVID-19 NË LIPJAN

Sonte kemi pranuar rezultatin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me rastet e reja me COVID-19 dhe ka rezultuar se kemi nëntë (9) raste të reja të cilat ju njoftojmë se janë nga lagjja mbrapa stadionit në Lipjan.

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti uron shërim të shpejtë për të infektuarit duke thënë se është momenti të marrim seriozisht, të gjithë këtë situatë të krijuar, të mos bëhet panik dhe të respektojë të gjitha masat e marra nga organet kompetente.

Duke qëndruar në vetë-izolim, me kujdesin maksimal për shëndetin, urojmë shërim të shpejt për të gjithë të infektuarit me COVID-19 në Lipjan.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)