Komuna e Lipjanit ndan nga 300 euro për 23 fëmijët pa përkujdesje prindore

Komuna e Lipjanit ndan nga 300 euro për 23 fëmijët pa përkujdesje prindore

Banorët e fshatit Janjevë në hall nga hajnat (Video)

Duke u bazuar në situatën e krijuar emergjente dhe gjendjen e paparashikueshme në vijim nga pandemia e koronavirusit, Komuna e Lipjanit ka vendosur që të ndajë nga 300 euro për 23 fëmijët pa përkujdesje prindore (pa asnjërin prind) dhe për një familje strehuese.

”Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka marrë vendim që të ju dal në ndihmë edhe 23 fëmijëve pa përkujdesje prindore (pa asnjërin prind) dhe një familje strehuese me nga 300 euro për secilin, me qëllim të përkrahjes së këtyre fëmijëve në këtë kohë të vështirë të pandemisë së shfaqur si pasojë e Covid 19 konform edhe Kërkesës së Qendrës për Punë sociale”, thuhet në njoftimin e komunës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)