Zymtësi, heshtje e rrugë të boshatisura nga njerëzit janë duke e shoqëruar po thuajse çdo qytet të Kosovës në këtë kohë pandemie nga COVID-19, e po ashtu edhe qytetin e Lipjanit, njofton Ulpianapress.
Këto pamje të filmuara me dron nga qytetari Agron Shahini e të plasuara në faqen zyrtare të kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti tregojnë realitetin e një qyteti të fjetur nga gjallëria që kishe pak më shumë se dy muaj më parë.
E kjo zymtësi ka ardhur si rezultat i respektimit të masave të Qeverisë, për kufizim të lëvizjes, vetëm brenda orarit të caktuar e që i bie për çdo person brenda 24 orësh të ketë të drejt lëvizje dy herë nga 90 minuta.
COMMENTS