Komuna e Lipjanit ka ndihmuar sot familjet me asistencë sociale me 150 pako ushqimore dhe miell.
Sipas një njoftimi nga komuna, kjo është bërë në bashkëpunim me Qendren për Punë Sociale, percjell Ulpianapress.
”Komuna e Lipjanit përmes Qendres për Punë Sociale gjatë ditës së sotme ka ndarë 150 pako ushqimore dhe miell, për 150 familje me asistencë sociale”.
Sipas njoftimit, ky donacion ishte nga Departamenti i Politikave Sociale dhe Familjare në nivelin qëndror dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
”Ky donacion ishte nga Departamenti i Politikave Sociale dhe Familjare në nivelin qëndror dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dedikuar rasteve sociale në Komunën e Lipjanit”.
COMMENTS