Kryetari i PDK-së së Lipjanit, Hyzer Rizani, gjatë ditës së sotshme ka realizuar vizita te disa nga fermeret e Komunës së Lipjanit, me të cilët bashkëbisedoi për disa prej sfidave me të cilat ata po ballafaqohen gjatë kohës kur vendi po përballet me pandeminë e Covid-19.
Rizani ka shkruar se në këtë kohë pandemie janë afër fermerëve ngase ata janë siguria jonë për të ardhmen, duke shtuar se do të iniciojnë procedura për t’i dalë në ndihmë për dëmet të cilat u janë shkaktuar gjatë situatës së pandemisë.
”Sot gjatë ditës sëbashku me disa anëtarë nga dega e PDK-së kemi vizituar disa fermer që merren me prodhimin dhe kultivimin e dredhëzës, trangujve, specave, patates dhe kultivues të farave të tyre.
Nga fermerët u informuam për gjendjen ekonomike të tyre derisa pandemia Covid -19 i ka dëmtuar shumë. Kjo situatë u’a ka pamundësuar që produktet e tyre të ekspozohen nëpër tregje, andaj dëmet e tyre janë me mijëra euro.
Ne si PDK i premtuam fermerët se do të iniciojmë procedura për t’i dalë në ndihmë për dëmet të cilat u janë shkaktuar gjatë situatës së pandemisë”./Ulpianapress/
COMMENTS