Federata e Futbollit e Kosovës, ka marrë vendim që ta përfundoj sezonin 2019/2020, në Ligën e Parë.
FFK-ja ka vendosur që Besa e Pejës dhe Arbëria të inkuadrohen për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Sheshi.
Kësisoj, Arbëria ka shënuar sot arritjen më të madhe në historinë modeste të klubit.
Kuqezinjtë e themeluar më 1977, në edicionin e ardhshëm do të luajnë për herë të parë në histori të klubit në garat elitare të futbollit kosovar.
Arbëria ishte në vendin e dytë pas ndërprerjes së kampionatit me 36 pikë, katër më pak se vendi i parë, Besa dhe pesë më shumë se ndjekësi i parë, Liria.
Arbëria ndeshjet si vendëse i zhvillon në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
COMMENTS