Lista e dëshirave, Arbëria e dëshiron njërin nga këta emra të njohur?

Lista e dëshirave, Arbëria e dëshiron njërin nga këta emra të njohur?

Boksieri Rrustemi, gati për ndeshjen kundër Ramirezit më 8 dhjetor

Arbëria e Dobrajës hyri në histori të futbollit kosovar, pasi për herë të parë do të luajë në rangun më të lartë elitë.

Klubi nga fshati Dobrajë e Lipjanit ishte i dyta në renditjen e Ligës së Parë, por me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës bëri që ky klub së bashku me Besën nga Peja të inkuadrohen në Superligë.

Në krye të skuadrës gjatë këtij suksesi qëndroi trajneri Nuhi Bahtiri, një emër i njohur për sportin në Lipjan, por duket se dobrajasit do të angazhojnë trajner me ‘emër’ në futbollin tonë.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta “Sheshi” tashmë drejtuesit e klubit kanë përpiluar një listë të dëshirave për trajnerët të cilët synojnë që t’i vënë në krye të shtabit teknik.

Arbnor Morina, Fahredin Duraku, Megzon Visoka, Arsim Thaqi, Sami Sermaxhaj dhe Bekim Shotani, janë disa nga emrat që ndodhen në listën e dëshirave të drejtuesve të klubit nga Lipjani.

Me disa prej tyre tashmë veçse kanë filluar kontaktet, ndërkohë që ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar.

Klubi nga Dobraja pritet gjithashtu të rifreskojë radhët e veta me ardhjen e futbollistëve të rinj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)