Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka zgjedhur të urojë gjithë fëmijët me një postim shumë të veçantë.
Krah tij në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit qëndrojn një grup fëmijësh të cilët po e vështrojn me kujdes kryetarin.
“Ndërsa përpiqemi për t’u mësuar fëmijëve tanë gjithçka për jetën, fëmijët tanë na mësojnë se çfarë është jeta”
”Fëmijët sot në gjithë botën shënojnë ditën më të lumtur, 1 qershorin. Fëmijët janë e ardhmja andaj të punojmë bashkë në edukimin e brezave për të ju ofruar shkollim adekuat, mirëqenje dhe gjithëpërfshirje pa asnjë ndasi.
Këtë vit për shkak të situatës nga pandemia nuk kemi organizuar aktivitete për shënimin e kësaj dite. Urojmë që këtë ditë dhe çdo ditë të jeni të lumtur pranë më të dashurve tuaj.
Urime Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve!”, ka shkruar Ahmeti.
COMMENTS