Kërkohet ndihmë për shërimin e Gentrit Gashit nga Sllovia

Kërkohet ndihmë për shërimin e Gentrit Gashit nga Sllovia

MARKO GJURIQ TREGON SE A KA FRIKË TË VIJË NË KOSOVË

Gentrit Gashi nga Sllovia e Lipjanit po kërkon ndihmën e qytetarëve. I njëjti vite më parë ishte operuar në Turqi për një problem që kishte në sy, dhe tash po i njëjti duhet të dërgohet për kontroll. Mirëpo familja e tij nuk ka mundësi për vazhdimin e trajtimit. Familja Gashi nga fshati Sllovi kërkon ndihmë për shërimin e djalit.

Numri i telefonit: 044365648 dhe 044271585

Para 9 vitesh Gentrit Gashi nga fshati Sllovi e Lipjanit e lëndoi njërin sy që i pamundësoi shikimin.Fotografia e Ulpianapress

Babai i Gentritit, Ismet Gashi asnjëherë nuk ndaloi duke kërkuar shërim për djalin e tij.

Pas një ndërhyrje që Gentriti kreu në Turqi, gjendja e tij u përmirësua.

Por familja Gashi nuk ka mundësi të mbulojë shpenzimet e kontrollës së radhës në spitalin në Turqi.

Ai thotë se presin ndihmë nga vullnetmirët që shërimi i Gentritit të bëhet krejtësisht.

19 vjeçari ka ndërprerë shkollimin disa vite më parë për shkak të problemeve me shëndet.

Ai tashmë i ndihmon babait që ti kryejë punët në shtëpi.

Po ashtu, kjo familje po qëndron aktualisht në shtëpinë e vëllait të Ismetit që jeton jashtë vendit, pasi shtëpia e tyre nuk plotëson kushtet për banim.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)