Gara në zgjedhjet e Maqedonisë zhvillohet mes katër koncepteve politike

Gara në zgjedhjet e Maqedonisë zhvillohet mes katër koncepteve politike

Matoshi përuron projektin 400 mijë euro në Janjevë të Lipjanit

Veprimtari i çështjes kombëtare, ish-ushtar i UÇK-se, Isak Tusha, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht për fushatën zgjedhore në këtë shtet.

Ai ka thënë se gara në këto zgjedhje do të zhvillohet mes katër koncepteve politike. Tusha ka pohuar se Maqedonisë i duhet një frymë e re në qeverisje. Dhe, sipas tij, kjo frymë tashmë duket se po vjen në këto zgjedhje.

Ismail Rexhepi

“Epoka e re”: Në këto zgjedhje parlamentare, a shihni unifikim të partive shqipëtare në Maqedoninë e Veriut?

Isak Tusha: Çështja e unifikimit të votës shqiptare, me moton “bashkimi bën fuqi’’, më duket se na ka ngelurvetëm në fjalorin politik. Gjithsesi se në rrethana të ndryshme këtë çështje duhet parë ndryshe në kontekst të kohës dhe hapësirës. Për shembull, nëse flasim për shqiptarët e Luginës së Preshevës, atje bashkimi i forcave politike ishte i domosdoshëm dhe, si i tillë, është mirë që ndodhi dhe nuk u shfaqën bajraktarizma, siç ka qenë tashmë tri dekada me radhë. Por, kur është fjala për Maqedoninë e Veriut, situata është pak më ndryshe. Bëhet fjalë për dy kampe të fuqishëm të ndarënë vija etnike: maqedonase dhe shqiptare. Ndërsa kjo ndarje është krejt normale të jetë evidente edhe brenda kampit. Në bllokun maqedonas kemi të djathtë dhe të majtë. E njëjta situatë pak a shumë edhe në kampin politik shqiptar. Në këtë drejtim më duhet thënë se të djathtët janë Alternativa dhe Aleanca që shkojnë bashkërisht në zgjedhje. Dhe, BDI, e cila në bazë të ngjyrave partiake dhe asaj që e ka shfaqur si koncept prej fillimit, është parti e majtë. Andaj, gara kësaj radhe zhvillohet mes katër koncepteve politike.

“Epoka e re”: Në këto zgjedhje a do të ketë ndryshim te partitë politike shqiptare në krahasim me zgjedhjet e kaluara?

Isak Tusha: Ka shpresë se ndryshimi do të vijë. Shqiptari i Maqedonisë së Veriut tashmë në mënyrë të hapur po tregon se nuk e duron folklorin patetik që shitet në emër të patriotizmit. Ai, krahas dëshirave kombëtare, ka edhe nevoja socio-ekonomike. Prandaj, mund të them lirisht se në këto zgjedhje, në kampin politik shqiptar do të ngadhënjejë koncepti konkret i cili ofron punë, ofron paga më të mira, asistencë sociale, barazi para ligjit, e jo dikush që thirret në ide të paanalizuara mirë e që në thelb politikisht për momentin janë utopike, siç është ajo për kryeministër shqiptar. Pra, për ta pasur lexuesi më të qartë, edhe në Maqedoni të Veriut, kryeministrin e fiton ai i cili i fiton votat. E votat, për fat të keq, edhe më tej në këtë vend numerikisht i kanë më të lartë, partitë e bllokut maqedonas.

“Epoka e re”: A ka pasur përpjekje nga liderët shqipëtarë që t’i ulin në një tavolinë krerët e partive politike shqipëtare në Maqedoninë e Veriut për t’u bërë bashkë ato?

Isak Tusha: Të paktën unë nuk jam në rrjedha për një nismë të tillë. Dhe, siç e thashë në fillim, është mirë që nuk ka pasur një iniciativë të tillë sepse do të ishte përpjekje për ta penguar garën e duhur politike dhe të ideve. Shqiptarët nuk kanë nevojë të kthehen në epokën e komunizmit që ta kenë vetëm një mendim politik, disa alternativa politike veç sa e rrisin konkurrencën dhe ofertën cilësore për votuesin. Siç edhe e shpjegova më lart, shqiptarët që jetojnë në Maqedoni të Veriut jetojnë jashtë kontekstit politik të shqiptarëve që, për fat të keq, ende jetojnë nën Serbi. Në Maqedoni të Veriut nuk jemi pakicë që të mbrohemi nga majorizimi. Ne deri më tani kemi vuajtur për shkak të mospërfaqësimit të duhur institucional në ekzekutiv. Mos të harrojmë se çdoherë thuajse një e treta e Qeverisë së Shkupit është drejtuar nga shqiptarët e të cilët, për fat të keq, më shumë u kanë shërbyer interesave klanore sesa kombit. Pra, neve na duhet një frymë e re në qeverisje. Dhe kjo frymë tashmë duket se po vjen në këto zgjedhje.

“Epoka e re”: Sipas jush, çka duhet të bëjnë subjektet politike që të e kthejnë një realitet të ri në këto zgjedhje?

Isak Tusha: Me një program të mirëmenduar dhe vullnetit të mirë do të ishte i mundur realizimi në praktikë, gjendja e shqiptarëve, pse jo edhe e gjithë qytetarëve shumë shpejt mund të ndryshojë rrënjësisht. Nëse hiqen zhvatja dhe korrupsioni nga terreni politik, e mira e përgjithshme bëhet realitet për çdo pore të shoqërisë. Shqiptarët e kanë shansin historik t’i heqin nga skena ata që kanë keqpërdorur motivet dhe vullnetin kombëtar e patriotik për interesa meskine.

“Epoka e re”: A do ta mbështesin partitë shqipëtare edhe në këto zgjedhje Zaevin për kryeministë?. Nëse po, cila është arsyeja për një veprim të tillë?

Isak Tusha: Është irelevante nëse në kampin maqedonas fiton Zaevi apo Mickovski që është kreu i VMRO DPMNE-së. Si njëri e si tjetri, nëse partneri i tyre i koalicionit do të ishte serioz, do të kishin një qasje më serioze ndaj shqiptarëve. Kam bindje të thellë se kësaj radhe situata do të jetë më ndryshe. Për shkak se BDI tashmë ka gjasa të kalojë në opozitë, qoftë Zaevi apo Mickovski, do të duhet të përgatiten mirë sepse përballë do të ketë një qasje të re politike, që lirisht mund të them se është e panjohur për ta. Në gjithë këtë, e kam patjetër ta përmend një detaj që mund të them se është përshtypja ime personale, ndërkombëtarët duket se edhe më tej preferencat për në kampin maqedonas i kanë të drejtuara kah Zaevi, por votat e 15 korrikut do të na tregojnë më saktë se cili nga ata dy do të korrë fitore, por që në thelb nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë për shqiptarët.

“Epoka e re”: Rinia ka ikur shpejt nga Maqedonia e Veriut. Por, pak ritmin e ka ngadalësuar pandemia.atëHerë, a mendoni se prapë do të vazhdojë e njëjta gjendje pas pandemisë? Dhe, si do të jetë rezultati më15 korrik pasi që rinia ka ikur?

Isak Tusha: Po, ka ndodhur një eksod masiv i shqiptarëve në vazhdimësi. Nëse lëvizni nëpër vendbanimet shqiptare do të shihni shumë rrugë të zbrazëta pa rini shumë banka shkollore pa nxënës. Më vjen keq që duhet ta them, por atë që nuk e ka bërë Rankoviqi, për fat të keq, është bërë në këto vitet e fundit. Ka ndodhur një eksod masiv. Sot shqiptari i Maqedonisë së Veriut ka ngelur pa shpresë dhe kjo do të thotë se thellë në shpirt ai ka ngelur pa vullnet. Dhe kjo është keq, është shumë keq. Çdo e keqe e ka një të mirë. Ashtu siç edhe e keni cekur në pyetjen tuaj, pandemia e ka ndalur hovin. Shpresojmë se pas 15 korrikut ndryshimi politik do t’i japë fund kësaj dukurie, e cila, në bazë të disa llogaritjeve, tregon se nga ky nënqiell ka larguar diku mbi 200 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj dhe të reja.

“Epoka e re”: Vota është shumë e shpërndarë. Sadeputetëë shqipëtar do t’i ketë̈ parlamenti i Maqedonisë̈ të Veriut?

Isak Tusha: Është vështirë të jepen parashikime të tilla, aq më tepër kur jemi në gjendje të jashtëzakonshme të pandemisë. Votuesit shqiptarë duhet ta kenë të qartë se çdo votë e jona ka vlerë të jashtëzakonshme dhe për këtë nuk duhet ta kenë frikën nga Covid-19. Unë shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje që t’i marrin masat mbrojtëse dhe të jenë të kujdesshëm, por në asnjë mënyrë të mos e lënë t’u ikë shansa për të votuar dhe për të kontribuar për ndryshim. Por, mendoj se numri i deputetëve shqiptarë do të sillet diku rreth 25.

“Epoka e re”: Sipas jush, sa ia vlen që të kemi vija të kuqe mes partive shqipëtare?

Isak Tusha: Vija të kuqe nuk duhet të kemi edhe në jetën e përditshme e lëre më në politikë. Por, pavarësisht shfaqjeve të vijave të kuqe, hapësira për debat si parim i demokracisë, asnjëherë nuk duhet të mungojë. Kur është në pyetje tradhtia në heshtje e interesave të kombit, të mbuluar me vellon e një të arriture më të madhe, duhet pasur vija të kuqe.

“Epoka e re”: Më 2016 keni pasur vetëm kandidatëshqipëtarë në parti maqedonase, kurse tash keni edhe parti politike siç është partia Besa e cila ka formuar koalicion me LSDM-në?

Isak Tusha: E dini rrëfimin e elefantit dhe miut kur kanë ecur mbi urë… Kur fillon të dridhet ura miu i thotë elefantit “çdoherë kur ne kalojmë këndej pari, dridhet ura”. Edhe puna e Besës me LSDM-në është diçka e këtillë. Ai subjekt, nuk po dua të tingëlloj keq, nuk ka kapacitet të matet me një parti siç është LSDM. Dhe, mos të harrojmë se motoja e kësaj partie maqedonase është mozheme. Për ata që nuk e kuptojnë, kjo përkthehet “mundemi”. Ndryshe është të garosh nën siglën shqiptare, ndryshe nën sigël maqedonase.

“Epoka e re”: A ia vlen kandidati shqipëtar për kryeministër?

Isak Tusha: Po gjithsesi, shqiptarët edhe nga historia kanë dëshmuar se dinë të jenë në krye të institucioneve të larta dhe në krye të shumë proceseve, por ajo çka i dallon kandidatët shqiptarë nga kandidatët e tjerë është se pushtetin e shohin si mjet dhe jo si qëllim.

“Epoka e re”: Kujt po i shërbejnë shqipëtarët?

Isak Tusha: Po deri më tani dihet qartë se kujt i kanëshërbyer, por është mirë të dalin nga ëndrrat dhe t’i rreken punës. Ne kemi nevojë të merremi me projekte konkrete dhe të fillojmë të jetojmë me dinjitet dhe paralelisht t’i ndjekim dhe zhvillojmë hapat tanë gjeopolitikë, në përputhje me interesat tona kombëtare. Zhvillimi i një kombi nuk i takon vetëm një brezi, por të gjithë brezave. Kalaja nuk ndërtohet vetëm me një tullë. Ne të gjithë kemi nevojë ta japim kontributin tonë, në përputhje me realitetin kohor në të cilin gjendemi.

“Epoka e re”: Në këto zgjedhje, a mendoni se do të ketë ndryshim në raport me zgjedhjet e kaluara?

Isak Tusha: Nga të thënat më lart dhe analizimi irrethanave, kam bindjen se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut më 16 korrik do të zgjohen me një hartë të re politike, e cila mund ta dërgojë BDI-në në opozitë. Gjithashtu, edhe partitë politike në Shqipëri e Kosovë do të ishte mirë që në këto zgjedhje parlamentare nëMaqedoninë e Veriut mos të anojnë apo ndërhyjnë, por të qëndrojnë jashtë ndikimeve të mundëshme apo favorizimeve të ndonjë subjekti të caktuar politik pasi që nuk kanë kontribuar në unifikimin e bashkimit të subjekteve politike. Iu kisha sugjeruar që t’i vëzhgoni dhe për në të ardhmen do ta kishit më të lehtë se ku dhe për kë do të përcaktoheni. Por, ajo që është më me rëndësi për mua, është shëndeti i qytetarëve në këtë kohë të pandemisë dhe natyrisht zbatimi i parimeve demokratike në ditën e zgjedhjeve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)