Drejtoresha Bytyqi me një shënim u drejtohet qytetarëve: Ka këtë mesazh për ju!

Drejtoresha Bytyqi me një shënim u drejtohet qytetarëve: Ka këtë mesazh për ju!

Opozita mirëpret paralajmërimin e Thaçit për largim nga politika

Drejtoreha e Shëndetësisë së Lipjanit, Merita Bytyqi përmes një shënimi në faqen e saj zyrtare u ka bërë thirrje qytetarëve të Lipjanit që të përdorin manualin për mbrojtjen kundër përhapjes së koronavirusit.

Ajo ka thënë se ”ne duhet të jemi si asnjëher më parë më të kujdesshëm, më syqelë dhe më unik në betejen kundër këtij armiku të padukshëm që nuk po kursen as jetët”, njofton Ulpianapress

Andaj, Bytyqi bën thirrje që të respektohen të gjitha udhëzimet e manualit, duke përdorur maska, mabjtur distancën e higjienën.

”Numri i rasteve pozitive me Covid-19 po rritet, ne duhet të jemi si asnjëher më parë më të kujdesshëm, më syqelë dhe më unik në betejen kundër këtij armiku të padukshëm që nuk po kursen as jetët!
Kontributi i secilit është në shumë mënyra, maska, distanca, pastërtia … edhe forma tjera mbështetëse. Me këtë rast falendërojmë kolegen tonë dr. Ismije Neziri për mjetet – pajisje mjekësore të cilat I dhuroi për qendrën tonë, si dhe falenderojmë rrobaqepsën Bega Rrahmani e cila dhuroi 100 maska për personelin shëndetësor!
Të gjithë së bashku, do t’ia dalim!
Faleminderit edhe njëher!”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)