Avni Jashari tërhiqet nga VV dhe politika

Avni Jashari tërhiqet nga VV dhe politika

Seanca e Kuvendit Komunal të Lipjanit, gjithçka në kohë reale (Live/Video)

Arsyet shëndetësore e shtynë t’a lë politikës ish-kryetarin e VV-së së Lipjanit Avni Jasharin.

Vetë Jashari e ka konfirmuar se do të tërhiqet nga politika për arsye shëndetësore, shkruan Ulpianapress.

”Të dashur familjarë, miq, kolegë e ish/ kolegë.

Më lejoni që me anë të këtij postimi të kumtoj largimin tim zyrtarë nga politika. Me ç ‘rast i liroi të gjitha pozitat që kam brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Arsyeja e largimit tim ka të bëjë me gjendjen time shëndetësore dhe rehabilitimit tim post-operator ku javë më parë pata ndërhyrje kirurgjikale.

Qendrën e Lipjanit (Degën) deri në zgjedhjet e brendshme do ta drejton koordinatori, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Haliti të cilit i dëshiroi suksese dhe punë të mbarë.

I falënderoi të gjithë aktivistët me të cilët kam bashkëpunuar për dy vite radhazi, ju jem mirënjohës dhe njëkohësisht kërkoj mirëkuptimin e tyre.

Gjatë kësaj kohë do ti përkushtohem familjes, shëndetit dhe profesioneve të mia profesionale.

I juaji: Avni Jashari”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)