BMW detyrohet t`i paguajë Zvicrës 157 milionë franga gjobë

BMW detyrohet t`i paguajë Zvicrës 157 milionë franga gjobë

Të dhëna kontradiktore: Hitleri i gjallë pas luftës në Kolumbi më 1955-n? (Foto)

Gjykata Federale e Zvicrës ka marrë vendimin e plotfuqishëm që gjiganti gjerman i detyrohet Komisionit për Konkurrueshmëri të Zvicrës WEKO për plot 157 milionë franga

Prodhuesi i madh gjerman i automobilëve, BMW detyrohet përfundimisht të paguajë një gjobë të majme në Zvicër. Gjykata Federale e Zvicrës ka marrë vendimin e plotfuqishëm që gjiganti gjerman i detyrohet Komisionit për Konkurrueshmëri të Zvicrës WEKO për plot 157 milionë franga. Këtë gjobë, WEKO ia kishte shqiptuar BMW-së qysh në vitin 2012.

Ankesa e kësaj të fundit është hedhur poshtë sot.

Historia e kësaj gjobe ka të bëjë me pengimin që BMW u kishte bërë kontraktuesve të vet që t`u mundësonin edhe shtetasve zviceranë të blenin auotomobilët e saj në tregun evropian dhe jo patjetër në Zvicër. Ky makinacion nënkuptonte që ata detyroheshin të paguanin deri një të katërtën më shumë se sa që do të paguanin sikur t`i blinin në tregun evropian. Bëhet fjalë për vitet 2010 dhe 2011.

Klauzula në fjalë për ndalimin e eksportit, e bërë nga BMW i është referuar tregut të jashtëm por ajo ka pasur ndikimin e saj në tregun zviceran, kanë theksuar gjyqtarët federalë. Sipas tyre, me këtë rast është bërë një përjashtim i papranueshëm në bazë regjioni.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)