Skuadrat kosovare kanë filluar të jenë aktive në tregun e transferimeve të lojtarëve.
Një transferim gjatë ditës së sotme e ka bërë edhe skuadra e Ulpianës, shkruan Gazeta Olle.
Anëtari i Ligës së Parë, sot ka prezantuar sulmuesin Urim Statovci.
“KF ULPIANA nënshkruan me top sulmuesin kosovar Urim Statovci”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit lipjanas.
Statovci më parë ka qenë anëtar i rivalit lokal të Ulpianës, Arbërisë, ndërsa është paraqitur edhe në disa skuadra tjera.
COMMENTS