Para shumë vitesh ishte një nga trajnerët më të mirë, duke drejtuar skuadrën të njohur kosovare KF Hysi, Drita por edhe klubin nga Lipjani, KF Ulpiana. Thuajse ishte harruar kohët e fundit, por Fadil Ademi është gati të rikthehet të drejtojë skuadrën e qytetit prej nga vjen.
Sipas burimeve të Ulpianapress-it, ish-trajneri i Hysit, Ulpianës dhe Dritës është shumë pranë emërimit në krye të klubit lipjanas KF Ulpiana.
Ademi pritet të zërë te kjo skuadër vendin e një tjetër trajnerit të njohur, Sami Sermaxhaj. Së shpejti pritet të bëhet zyrtarizimi i trajnerit lipjanas në krye të klubit./Ulpianapress/
COMMENTS