Në luftë me koronavirusin, mjeku lipjanas: Maska, distanca dhe kujdesi le të përcjellin përditshmërinë tuaj

Në luftë me koronavirusin, mjeku lipjanas: Maska, distanca dhe kujdesi le të përcjellin përditshmërinë tuaj

POLITIKANI SERB: VRASJA E IVANOVIQIT S’DO TË ZBARDHET KURRË

Koronavirusi është lajmi kryesor botëror ditët e fundit, bashkë me përpjekjet për ta mbajtur atë nën kontroll, njofton Ulpianapress.

Në një kohë kur ende nuk është gjetur vaksina që mund të luftojë COVID-19, mjekët po përpiqen të japin këshilla të vlefshme për produktet që forcojnë imunitetin tuaj, për të përballuar sa më lehtë koronavirusin nëse prekemi prej tij.

Doktori i njohur lipjanas, Fitim Mëziu nepërmjet ilustrimit me fotografi, ka ofruar në formë të dëshmisë se çka i bënë trupit virusi Covid-19.

Andaj ai u bënë thirrje që të respektohen masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

“Kërkes nga Mjeku juaj!
E ndjej obligim moral e profesional të ndajë me ju ndryshimet në shëndetin e pacienteve të mi të të prekur nga virusi Sars Cov 2, edi që janë profesionale dhe është e vështir të kuptohen nga masa e gjer e miqve te mi ne FB, por këtu është qenësore se si pacienti eshte ndier dhe si ndihet tani!
Dëshmi profesionale janë këto fotografi qe po i percjell!
Andaj asgje nuk është fars por është një rrezik që mundë të prek secilin, masat janë të domosdoshme, maska, distanca dhe kujdesi le te përcjellin përditshmërine tuaj.
Shëndet për të gjithë”.

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)