Policia e Lipjanit është duke mbikëqyrë situatën duke mos i lënë qytetarët pa maska, shkruan Gazeta Ulpianapress.
Në sheshin ”Adem Jashari” në Lipjan, Policia po i ndalon qytetarët, duke u kërkuar atyre që të vënë maska si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Ky aksion do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, dhe personat të cilët nuk i kanë maskat do të gjobiten./Ulpianapress/
COMMENTS