Konfirmohen edhe 9 raste të tjera me koronavirus në Lipjan

Konfirmohen edhe 9 raste të tjera me koronavirus në Lipjan

PER NJE LIPJAN ME TE ZHVILLUAR

Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe tetë pacientë të prekur me COVID-19. Janë diagnostikuar me koronavirus 220 persona ndërsa janë shëruar 121 të tjerë. Gjithsejtë janë marrë 472 mostra. Këto të dhëna janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 472 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 220 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 177 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 121 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.874 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.086.

Rastet pozitive në komunën e Lipjanit janë nga: Lipjan (4), Gadime e Ulët (2), Kraishtë (1) kurse në Gllogovc (1)

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)