Fatmir Reçica, i burgosuri në rastin Kumonava me 40 vite burg, ka një lidhje shumë të veçantë me djalin e tij. Në një ditë kaq speciale, në ditëlindjen e tij, ushtari i UÇK-së nuk mund të qëndronte pa reaguar.
Pavarësisht kushteve në të cilat ndodhet, pasi Fatmiri ndodhet në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut prej disa vitesh, ai ka bërë një urim prekës për djalin e tij në ditën e tij të lindjes. Sot në mëngjes ai i ka emocionuar të gjithë me një urime prekës nga burgu në rrjetin social Facebook.
“URIME DITËLINDJEN DJALI IM I DASHUR ULIKS.
Sa keq që nuk mund të jem aty me ty në këtë ditë të veçantë, për ditëlindjen tënde.
“Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. A’tdheu e fiton kuptimin me juve dhe jo pa ju, pasi që për A’tdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe”.
Ti ishe vetëm (4) vite, kur unë të braktisa ty e gjithë familjen për idealin kombëtarë, mora rrugën për në Iliridën e shqiptarëve e u bashkova në radhët e UÇK-së që të i dal Zot atdheut tim. Dhe për këto 5 vite unë nuk munda ta festojë ditëlindjen ty djali im, sikur i festojn të tjerët datëlindjet fëmijeve.
Por Zoti te dhashtë shëndet e lumturi gjatë gjithë jetës tënde. E një ditë kur do të rritesh, do të jesh krenar me veprat atdhetare të babës tënd, dhe do ta kuptoshë se babi yt rrezikoj dhe u nis që ta sakrifikoj jeten për vëllezërit tanë që gjinden në Iliridën e Shqiptarve, Maqedoninë e veriut të sotme.
Sot fjalët janë të pakta që të përshkruaj gjithë atë se ç’farë kam për të thënë dhe uruar.
Urime ditëlindjen e nëntë (9), të uroj të i bësh edhe 101 të tjera, përplot dashuri dhe lumturi, paç fat dhe suksese gjatë gjithë jetës.
Të duam shum:
Gjyshi – “Babuja”,
Babi, Mami, si dhe motrat Elsa dhe Klea!
Çofshë i lumtur gjithmonë biri im”, shkruan Fatmiri nga burgu.
COMMENTS