Kryetari i PDK-së së Lipjanit, Hyzer Rizni sot ka bërë homazhe në përkujtim të 22 vjetorit të dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova”, në Kleçkë.
Rizani ka thënë se vitet e shekujt po kalojnë por kujtimi për dëshmorët vazhdon të mbetet i freskët në zemrat tona. Po ashtu edhe brezat e rinj do t’i mbajnë në zemër dëshmorët të cilët kanë dhënë jetën që sot ta gëzojmë të gjithë lirinë.
”Nderohet jeta dhe vepra heroike e dëshmorëve të brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova” në Kleçkë
Të nderuar qytetar, së bashku me një pjesë të strukturave të PDK-së dega në Lipjan dhe me kryetarin e PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupi, kryetarin e PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha dhe me bashkëpuntor të tyre, sot kemi bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Kleçkë. Është 22 vjetori, pikërisht dita e dëshmorëve të brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”. Vitet e shekujt po kalojnë por kujtimi për dëshmorët vazhdon të mbetet i freskët në zemrat tona. Po ashtu edhe brezat e rinj do t’i mbajnë në zemër dëshmorët të cilët kanë dhënë jetën që sot ta gëzojmë të gjithë lirinë”, ka thënë Rizani./Ulpianapress
COMMENTS