Inspektohen të gjitha autobotet e naftës në Doganë

Inspektohen të gjitha autobotet e naftës në Doganë

Hapet konkursi për polic të rinj, këto janë kushtet që duhet plotësuar

Ka filluar inspektimi i autoboteve të naftës në të gjitha pikat doganore dhe qëllim i këtij aksioni është kontrollimi i cilësisë së naftës.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha se MTI së bashku më doganën kanë lëshuar shkresë që të gjitha autobotet që hyjnë me derivate të naftës të ndalen në dogana.

Hasani, inspektimin e autoboteve të derivateve të naftës e ka filluar në pikën doganore në Prishtinë.

“Ne së bashku me doganën kemi qenë të koordinuar dhe kemi lëshuar një shkresë që të gjithë autobotet që hyjnë me derivate të naftës të ndalen në doganë. Sot janë paralajmëruar të gjitha pikat doganore që të gjitha ato autobote që kanë hyrë nga dje prej orës 11:30 deri më tani asnjë autobot nuk ka kaluar. Qëllimi këtij aksioni është kontrollimi i cilësisë. Kemi filluar aksionin dhe është hera e pare që po merret një aksion kaq i madh në Kosovë dhe besojmë se këto analiza do të na dalin që edhe qytetarët ta heqin shqetësimin sa i përket importit”, tha ai.

Ministri Hasani po ashtu tha se nuk do të ndalen me kaq dhe do të vazhdojnë me aktivitete tjera, dhe sipas tij mbetet shumë punë edhe në kontrollin e tregut të brendshëm.

© KOHA

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)