Rrjeti social Facebook është bërë pjesë e përditshme e shumë njerëzve tashmë e një kohë dhe me shumë gjasë shumica prej tyre deri tani kanë bërë postime, për të cilat në një periudhë të caktuar kohore mund të jenë pishman.
Për ata që i duken postimet e vjetra jo të përshtatshme tani, mund t’i fshijnë ato një nga një dhe ky proces mund të jetë shumë i gjatë dhe i mërzitshëm.
Por, konglomerati i rrjeteve sociale Instagram dhe WhatsApp, ka treguar një procedurë më të thjeshtë për fshirjen e këtyre postimeve.
Ndiqeni listën e mëposhtme dhe zbatojini të gjitha udhëzimet me rend:
– Kyçuni në aplikacionin e Facebookut në telefon;
– Shkoni në profil dhe klikoni tri pikat për të hyrë në menu;
– Klikoni kategoritë kështu si vijojnë: Activity Log > Manage Activity > Zgjidhni “Your Posts”;
– Prekeni katrorin e vogël në mënyrë që postimet t’i arkivoni ose fshini;
– Klikoni butonin “Trash” për të fshirë postimet.
Ndër të tjera, Facebook-u i ruan postimet e fshira në shportë për 30 ditë, para se të fshihen përgjithmonë në rast se një postim është fshirë gabimisht. /Lajmi.net/
COMMENTS