Ahmeti u premton arsimtarëve banesa me kosto të lirë

Ahmeti u premton arsimtarëve banesa me kosto të lirë

Përfundimtare: Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës (Foto)

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti është takuar me mësimdhënësit e Prishtinës.
Ahmeti u ka bërë një premtim atyre të cilin ka thënë se do ta realizoi që në seancën e parë të kuvendit komunal.

“U takuam me mësimdhënëset dhe mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës, të cilët janë më meritorët për ngritjen graduale të cilësisë së arsimimit në Komunën tonë. Nga viti në vit, nxënësit tanë po dalin më të suksesshëm, dhe si rrjedhojë triumfues nëpër gara të ndryshme në Kosovë dhe jo vetëm.

Me numrin më të madh të asambleistëve që e kemi në mandatin e radhës, qysh në seancën e parë do ta kalojmë projektin tonë për banesa me kosto të përballueshme, projekt ky nga i cili do të përfitojnë punëtorët e arsimit, punëtorët e shëndetësisë, dhe shërbyesit civilë që kanë kontribuuar ndër vite për Komunën tonë” shkruan Shpend Ahmeti në Facebook.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)