Në moshën 14 vjeçare Rita Ora kishte një të dashur 26 vjeçar

Në moshën 14 vjeçare Rita Ora kishte një të dashur 26 vjeçar

A është ky talenti më i ri shqiptar?

Jeta private e Ritës vazhdon të jetë në fokusin e mediave.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është një prej emrave më të komentuar në mediat rozë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Përveç sukseseve në muzikë, jeta e saj private ishte dhe vazhdon të jetë e shumëkomentuar.

Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar sërish lidhur me jetën private të Ritës.

Në intervistë, këngëtarja zbuloi se lidhja e saj e parë ishte me një burrë 26-vjeçar kur ishte 14 vjeçare. Një dekadë më vonë, shumë pyetën: “Ky është abuzim me fëmijë, apo jo?”

Megjithë marrjen në pyetje të saj – dhe paligjshmërinë e tmerrshme të të rriturve që lidhen me të mitur – Ora pranoi që asaj i pëlqente lidhja e saj dhe nuk ishte e detyruar.

“Unë isha gati e fiksuar me faktin që kisha një burrë që më dëshiron,”- pranoi ajo. “Kjo më bëri të ndihem mirë dhe nuk më interesonte çfarë bëri ai apo sa vjeçar ishte. Unë e dëshiroja atë. Është çmenduri”.

Edhe sot, ajo ndan të njëjtin sentiment sikurse kur ishte 14-vjecare.

“Nuk dua të them që e pësova, sepse e doja,”- tha ajo. “Nuk dua të them që isha i detyruar ta bëj. Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se u abuzova si fëmijë, por padyshim isha më e pjekur sesa duhej të isha në moshën 14 vjeçare”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)