Nxënësit që nga fillimi i kësaj jave pas gjashtë muajve u janë rikthyer bankave shkollore.
E ky fillim vit shkollor, i ka gjetur më ndryshe se gjithherë, shkaku i pandemisë Covid-19, shkruan IndeksOnline.
Distanca, maskat e dezinfektantët, tashmë janë bërë obligative për të gjithë nxënësit që ndjekin mësimet.
Ndonëse kjo është e njëjtë edhe për personelin mësimor dhe stafin menagjerial të shkollave, duket se kjo rregull nuk ka vlejtur për drejtorin e shkollës fillore “ Emin Duraku”, në Banull të Lipjanit.
Ai shihet fare pranë nxënësve duke qëndruar, por pa maskë të vendosur në fytyrë.
Pamje:
COMMENTS