Agim Bahtiri lidh një tjetër koalicion në Mitrovicë

Agim Bahtiri lidh një tjetër koalicion në Mitrovicë

Nxënësit e SHFMU ‘’Ismail Luma’’ në Lipjan pastruan oborrin për nder të 10vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

AKR dhe Alternativa sot nënshkruan marrëveshje koalicioni në Mitrovicë, ku do t’i jepet mbështetje kandidatit për kryetar komune, Agim Bahtiri.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga kryetari i degës së AKR-së në Mitrovicë dhe njëherësh kandidat për kryetar në balotazhin e 19 nëntorit, Agim Bahtiri, dhe kryetari i Alternativës dhe kandidati për kryetar në zgjedhjet e 22 tetorit, Mehmet Mehmeti, i cili tha se “ky është koalicion fitues”.

“Programi ynë është 90 për qind i përbashkët me të AKR-së dhe për hir të atyre që mendojnë për të mirën e Mitrovicës, ne vendosëm të lidhin koalicion dhe të punojmë së bashku për zhvillimin e Mitrovicës, pasi rruga tashmë veç është e trasuar”, tha Mehmeti.

Ndërsa, Bahtiri shtoi se “të gjitha partitë dhe personat që ia do të mirën Mitrovicës, për çdo ditë po i bashkohen projektit tim për qeverisjen e Mitrovicës, e cila duhet të qeveriset nga mitrovicasit dhe me duar të pastra”. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)