Ulpiana është mrekullia e këtij sezoni në futbollin kosovar. Skuadra lipjanase po i thyen të gjitha rekordet.
Ekipi kaltër e bardh e ka regjistruar një seri perfekte prej tri fitoresh dhe një barazim, duke e thyer tersin e dy sezoneve të kaluara, ku në fillim të kamiponatit nuk arrinte asesi me ecuri pozitive.
Lipjanasit nuk shiheshin në mesin e favoritëve të futbollit për katërshen e lartë të tabelës, por ata i mahnitën të gjithë me paraqitjet dhe rezultatet që arritën. Ata pas katër xhirove kanë shënuar 3 fitore dhe një barazim, duke e marr bajrakin në Ligën e Parë.
Por, çka e veçon ekipin “bardh e kaltër” nga skuadrat tjera të kësaj lige, është një ekip shumë homogjen. Secili lojtar e jep më të mirën nga vetja dhe kjo e bën Ulpianën edhe më të fortë se ekipet tjera.
COMMENTS