Lipjani, Komuna e parë me internet në parqe

Lipjani, Komuna e parë me internet në parqe

Nis ndërtimi i 273 shtëpive për komunitetet joshumicë në Lipjan

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në emisionin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës, është ballafaquar me premtimet që i ka dhënë në dy mandatet e fundit.

Ahmeti ka arritur që t’i përmbushë disa premtime, për disa të tjera nuk ka arritur ta mbajë fjalën, si dhe për premtime të caktuara, Krypometri do të vazhdojë t’i masë nëse Ahmeti do t’i përmbushë deri në fund të mandatit të tij.Ahmeti kishte premtuar ndërtimin e gjashtë çerdheve në Lipjan, por deri tash Lipjani ka dy çerdhe publike dhe planet janë për ndërtimin e tri çerdheve.

“Ne e kemi bërë një çerdhe në Lipjan, një tjetër është e kontraktuar në Gadime pritet me fillu. Ndërkaq në Sllovi veç e kemi buxhetuar për vitin e ardhshëm. Në Shalë duhet ta bëjmë një zgjidhje tjetër sepse kemi atje një kod që e quajmë për bashkëfinancim”, tha Ahmeti.

Kryetari i Lipjanit ka mbajtur premtimin për ndërtimin e një fushe të hapur sportive në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan.Në vitin 2017 në #DebatiPernime, Ahmeti pati premtuar hapjen e rrugëve të reja.

“Hapja e rrugëve të reja, siç është rruga Gadime- Smallushë- Sllovi, hapja e rrugës Janjevë-Brus”, por Rruga Janjevë-Brus nuk është ndërtuar, ndërsa rruga Gadime- Smallushë- Sllovi është ndërtuar.

Imri Ahmeti pati premtuar se do të rregullojë qind për qind kanalizimin si dhe do të heq bërllokun. Megjithatë, të dhënat tregojnë se në këtë komunë, janë 10 deponi ilegale të bërllokut, si dhe 8 nga 57 vendbanimet nuk kanë ende kanalizim.Lidhur me këtë çështje, Ahmeti në debatin e sontëm ka theksuar se nga statuti i komunës duhet të hiqen fshatrat që s’janë të komunës së tyre, si dhe kërkoi ndihmën e asamblesë komunale.

I pari i Lipjanit, nuk kishte dhënë premtim specifik se sa gra do t’i emërojë drejtoresha në komunë, ndërkaq aktualisht katër nga trembëdhjetë drejtoritë udhëhiqen nga gratë.

Ahmeti ka mbajtur premtimin për subvencionimin me mekanizëm bujqësor për sektorë të ndryshëm, pasi që të dhënat tregojnë se në vitin 2018 dhe 2019 janë ndarë 273 serra, 136 kultivatorë dhe 55 qytetarë kanë përfituar arka për bletë.Ai ka mbajtur gjithashtu fjalën për funksionalizimin e zyrës për promovimin e investimeve.

Më 2017-ën, kryetari pati deklaruar se në fshatin Janjevë ka ujë të pijshëm, por banorët thonë se nuk kanë ujë, ndërsa komuna i quan reduktime.Për këtë temë, kryetari i komunës tha se në Janjevë ka reduktime.

“Në Janjevë ka reduktime dhe nuk janë të vogla. Merrne parasysh një situatë që komunat nuk kanë kompetenca shumë në ujësjellës dhe është pak ë vështirë për të gjithë kryetarët”, tha ai.

Imri Ahmeti e ka përmbushur premtimin për renovimin e shkollës në fshatin Smallushë, ndërkaq “hetimet do të vazhdojnë” për premtimin e tij për internet falas në parqet dhe vendet e qëndrimit në qytet.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)