Muajin e kaluar vogëlushja nga Kroimiri i Lipjanit, Vlora Meta, ka pësuar aksident.
E pas tri javësh që kishte qëndruar në koma, ajo nuk arriti t’i përballoj lëndimeve të marra dhe gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani.
“E nderuara familje Meta,
Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së më të dashures suaj, Vlora Meta.
Vajzat e sjellshme si Vlora gjithmonë lënë pas vetes dhembje, prandaj veprat e saj si nxënëse dhe vajzë shembullore lënë kujtime të mira.
Ju lutem që në emër timin dhe të familjes t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Rizani.
COMMENTS