Situata e koronavirusit në Kosovë vijon të jetë shqetësuese. Lipjani është regjistruar në një nga vendet me raste më të larta të infeksioneve, vetëm javën e kaluar u raportuan 174 raste të reja.
Tashmë Lipjani gjendet në zonën e kuqe për masat e reja anti-covid, përcjell Ulpianapress.
Ndërkohë PDK e Lipjanit, ka hedhur akuza në drejtim të qeverisjes komunale për mungesën e një plani ideor rreth menaxhimit të pandemisë.
Shënimi i plotë i PDK-së së Lipjanit:
Menaxhimi i keq i pandemisë vazhdon ta rrezikon stafin mjekësor, mbi 30 punonjës të QKMF-së të prekur me Covid-19
Të nderuar qytetar, PDK në Lipjan është duke e përcjellë me vëmendje situatën e pandemisë në Lipjan me konkretisht në QKMF-n e Lipjanit. Rreth kësaj teme kemi reaguar edhe në të kaluarën, por që pushteti nuk po i merr parasysh sugjerimet tona për ta hartuar një plan ideor rreth menaxhimit të pandemisë.
Për ne dhe qytetarët e Lipjanit është shqetësuese sepse komuna e Lipjanit nuk po harton këtë plan se si duhet menaxhuar kjo situatë, sepse sot kur po ju drejtohem përmes kësaj komunikatë jemi në dijeni se mbi 30 profesionistë shëndetësor janë të prekur nga Covid-19.
E kur sot flasim për rritjen e të infektuarve, menaxhmenti i QKMF-së nuk po e menaxhon situatën edhe pse do të ishte mirë të ftojnë edhe profesionist vullnetar për t’i dalë në ndihmë qytetarëve, me çka edhe ekipa e eksperteve mjekësor nga PDK do të jetë në shërbime 24 orë kur është në pyetje qytetari.
PDK në Lipjan, falënderon të gjithë profesionistët shëndetësorë për punën e tyre shumë serioze dhe profesionale dhe njëkohësisht të gjithë të ifektuarëve ju dëshuron shërim të shpejtë.
Me çka kërkojmë nga Ekzekutivi në Lipjan të merr më seriozishtë situatën alarmante nëpër të cilën po kalon vendi e ne veçanti Lipjani. Situata në KPSH e Lipjanit është pa plan menaxhimi. Duke e parë nga afër gjendjen e menaxhimit të situatës gjatë pandemisë, nëse vazhdon në këtë mënyrë do të jetë në kolaps të plotë.
Profesionistët shëndetësor maksimalisht janë duke bërë të pamundurën në trajtimin e rasteve me COVID 19 me gjitha forcat dhe kapacitetet por qe ky ekzekutiv dhe udhëheqja në QKMF nuk e kanë as idenë e menaxhimit shëndetësor të një numri të madh të pacientëve të cilët trajtohen në këtë institucion.
Pra edhe një herë të gjithë profesionistëve shëndetësor ju urojmë shërim sa më të shpejtë sepse gjatë gjithë kohës pa asnjë hezitim kanë dhënë maksimumin për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
COMMENTS