Kryeziu mendoi ta lë futbollin pasi klubi i njohur kosovar e largoi nga skuadra – Ky është rrëfimi i jashtëzakonshëm i futbollistit

Kryeziu mendoi ta lë futbollin pasi klubi i njohur kosovar e largoi nga skuadra – Ky është rrëfimi i jashtëzakonshëm i futbollistit

Tifozët e Ulpianës në përkrahje të Jeton Gashit, paralajmrojnë protesta nëse ish-sulmuesi i njohur nuk vendoset në krye të klubit

Almir Kryeziu është duke fascinuar me paraqitje me skuadrën e tij Arbëria.

Futbollisti anësor së fundi është ftuar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës U21, ku paraqitjet e tij ishin për t’u duartrokitur, shkruan Gazetasheshi.com

Por, futbollisti më parë kishte menduar ta linte futbollin pasi qe klubi i njohur kosovar, Liria nga Prizreni, e largoi atë nga skuadra.

Pavarësisht kësaj, dashuria ndaj futbollit ia mposhti mërzinë dhe dëshirimi që e kaploi futbollistin.

“Karrierën e kam filluar te Liria e Prizrenit, aty i kam kryer të gjitha grupmoshat deri në momentin kur mu dha rasti të futem në ekipin e parë, por aty nuk llogariten në shërbimet e mija dhe si pasojë e kësaj u huazova në skuadrën e Rahovecit për gjashtë muaj. Pastaj jam kthyer te ekipi i fshatit tim Xerxa, aty bëja paraqitje të mire ku më pastaj u transferova te Arbëria. Ndoshta ka ndikuar shumë që nuk jam dorëzuar, jam kanë i mërzitur që më kanë larguar nga ekipi Liria, por dëshira për futbollin ka bërë që të jem këtu ku jam tani”, tha Kryeziu në kronikën e ‘Duelit Sportiv’.

Qysh tash interesimi për Kryeziun nuk mungon nga klubet kosovare por edhe ato ndërkombëtare.

“Pas paraqitjeve të mija me Arbërinë edhe me Kosovën U21, janë interesuar disa klube në Belgjikë dhe Turqi. Por, për këto punë do të kujdeset menaxheri im dhe unë të punoj sa më shumë”, shtoi Kryeziu.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)