Ulpiana një pikë larg titullit të kampionit vjeshtor

Ulpiana një pikë larg titullit të kampionit vjeshtor

Protesta, forma e vetme në Kosovë për të shprehur pakënaqësi (Video)

Ulpiana është vetëm një fitore larg titullit të kampionit vjeshtor në Ligën e Parë.

Skuadrën e Fadil Ademit e ndajnë vetëm 90 minuta nga titulli i Ligës së Parë, raporton Ulpianapress.

‘Qytetarët’ e tejkaluan edhe pengesën Kika, duke fituar me rezultat të thellë 4:0.

Heroi i liderit të Ligës së Parë ishte kapiteni Shqiprim Kelmendi, i cili me dygolishin e tij në minutat e 7-të dhe 24-të të ndeshjes ia siguroi tri pikë të mëdha ekipit të Ademit.

Tani klubi lipjanas është lider me 23 pikë pas 13 ndeshjeve, tri pikë më shumë se Flamurtari i vendit të dytë.

Ndeshjen e fundit të këtij stinori, Ulpiana e zhvillon të dielën ndaj Vllaznisë së Pozheranit. /Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)