Apeli i qeverisë polake: ‘Bëni fëmijë, si lepujt’

Apeli i qeverisë polake: ‘Bëni fëmijë, si lepujt’

EULEX-i ua lë vendorëve gjykimin për vrasjen e policëve të UNMIK-ut

Një apel i qeverisë polake ka shkaktuar polemike dhe reagime të ashpra në vend. Me synimin për të luftuar rënien e numrit të lindjeve, një spot qeveritar i bën apel popullsisë që të bëjë fëmijë si lepujt.

“Dëshironi të bëheni prindër? Bëni fëmijë si lepujt”. është ky slogani i fushatës së qeverisë polake me objektivin për të luftuar rënien e numrit të lindjeve.


Një fushatë që ka shkaktuar shumë polemika. Ka nga ata që e konsiderojnë negativisht krahasimin me lepujt, por dhe të tjerë që mendojnë se 642 mijë eurot e shpenzuara për realizimin e spotit, janë një shifër e ekzagjeruar.

Ministri polak i shëndetësisë ka mbrojtur iniciativën duke thënë se qeveria po përpiqet të inkurajojë polakët në moshë riprodhuese 18 deri në 45 vjeç që të bëjnë një jetesë të shëndetshme.

Polonia është një nga vendet europiane me numrin më të vogël të lindjeve. Qeveria ka vendosur të bëjë diçka për të përmirësuar situatën dhe realizoi spotin.

Por në rrjetin social në Twitter janë të shumtë ata që kërkojnë më shumë transparencë në këtë fushatë duke pyetur se kujt i drejtohet apeli: familjeve me shumë fëmijë, beqarëve apo familjeve që janë përpjekur e nuk bëjnë dot fëmijë?

Për sa i përket vlerës së spotit, Ana Kravcak e shoqatës për fekondimin in vitro u shpreh se shuma e shpenzuar nga ministria do të kishte mundësuar lindjen e 170 fëmijëve nëpërmjet fekondimit artificial.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)