Rizani e viziton doktorin që e mposhtin virusin në shtëpi (Foto)

Rizani e viziton doktorin që e mposhtin virusin në shtëpi (Foto)

94 MIJË QYTETARË KËRKOJNË PUNË AKTIVISHT NË KOSOVË

Kryetari i PDK-së së Lipjanit, Hyzer Rizani ka lënë anash aktivitetet politike, dhe i shkoi të hënën në shtëpi, doktorit të njohur lipjanas, Fitim Mëziu, pasi ky i fundit mposhti virusin Covid-19, njofton Ulpianapress.

Rizani, në foton e postuar në Facebook shihet i lumtur me pritjen që ja ka bërë Mëziu, ndërsa ka kërkuar nga institucionet ta kenë prioritet shëndetësinë dhe shëndetin e qytetarit.

“Vizita ime te Dr. Fitim Meziu ishte për të uruar doktorin për tejkalimin e sfidës me Covid-19, doktori ishte në krye të detyrës prej fillimit të pandemisë sikurse edhe shumë kolegë të tij. Angazhimi dhe profesionalizmi i tyre në shërbim të qytetarëve duhet të vlerësohet nga të gjithë, andaj institucionet tona duhet ta kenë prioritet shëndetësinë dhe shëndetin e qytetarit.

Përmes këtij postimi dua ti falenderojë të gjithë profesionistët shëndetësor për punën e tyre të pa lodhshme dhe njëkohësishtë të ju urojë shërim të gjithë të prekurve me Covid 19”, ka shkruar Rizani./Ulpianspress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)