Mercedes bën ligjin në Brazil, Ferrari ndjek

Mercedes bën ligjin në Brazil, Ferrari ndjek

Liga e Kombeve, dy ndeshjet që Kosova nuk duhet t’i humbet në Ligën e Kombeve

Ndërsa Ferrari i dha shenjat e para të përmirësimit në Brazil, Mercerdes vijon të jetë një hap para dhe arriti të vendosë kohët më të mira edhe në sesionin e fundit të provave të lira.

Këtë herë ishte Bottas që bëri më shpejt xhiron, duke e ndalur kronometrin në kohën 1.09.281. Vetëm 3 të mijtat më ngadalë ishte shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton, që pjesën më të madhe të këtij sesioni e zhvilloi me gomat më të forta, që pilotët do të përdorin në këtë gare.

Sa i përket Ferrarit, kishte bërë shumë përmirësime nga dy sesionet e mëparshme dhe Raikkonen e udhëhoqi për pjesën më të madhe sesionin e tretë, por koha e tij nuk shkoi më mirë se 1.09.326.

45 të mijtat më ngadalë ishte Vettel, që konfirmoi se Interlagos nuk është një pistë shumë e favorshme për Ferrarin. Probleme në prova shfaqi edhe Verstappen, që në xhiron e fundit bëri një dalje të rrezikshme nga pista.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)