Që nga orët e hershme të mëngjesit ndërrmarës dhe qytetarë të ndryshëm kanë ndihmuar me të holla për shërimin e të riut Mesut Gashi, i cili ka nevojë për trajtim emergjent jashtë vendit, njofton Ulpianapress.
Ndërkohë që aksioni do të vazhdoj edhe nesër në sheshin “Adem Jashari”, qytetarë të shumtë do të vazhdojnë të ndihmojnë me të holla për të arritur shumën prej 150 mijë euro.
Organizatorët kanë numëruar të gjitha te hollat dhe kanë treguar se deri më tani janë grumbulluar rreth 30 mijë euro, të holla këto të grumbulluara brenda pak orësh.
Aksioni do të vazhdoj edhe nesër duke filluar nga ora 10:00.
COMMENTS