Kryetari i komunës së Lipjanit ka veshur çizmet dhe së bashku me ekipet emergjente të kësaj komune, janë zotuar tu dalim në ndihmë qytetarëve.
“Në takim me Shtabin për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore diskutuam për situatën e krijuar nga vërshimet në komunën e Lipjanit si dhe kërkova mobilizim dhe angazhim maksimal në tejkalimin e kësaj situate”, ka bërë të ditur Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se gjatë ditës bashkë me ekipin nga Policia e Kosovës, Njësitin e Zjarrfikësve dhe Ekipet nga Komuna bashkë me kompaninë “Pastrimi” kanë parë nga afër situatën e krijuar në teren.
“Ekipet gjatë gjithë ditës kanë intervenuar në mënjanimin e gjendjes së krijuar pas të reshurave dhe kanë bërë evakuimin e katër familjeve”, ka shkruar tutje Ahmeti.
Situata më e rëndë paraqitet në qytetin e Lipjanit në lagjen e Konjuhit dhe mbrapa stadiumit të qytetit si dhe në fshatrat: Banullë, Gllogovc, Konjuh, Torinë, Rubovc, Qallapek, Gllanicë dhe Dobrajë.
“Duke marr për bazë ketë gjendje, këtë fatkeqësi natyrore që ka përfshirë gjithë vendin tash e sa ditë, kërkoj shtimin e kujdesit nga ju qytetarë, duke shmangur rreziqet eventuale nga vërshimet”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti.
COMMENTS