E turpshme, Kombëtarja e femrave mposhtet me 85 pikë diferencë nga Rusia

E turpshme, Kombëtarja e femrave mposhtet me 85 pikë diferencë nga Rusia

Lamtumirë Juventus, Dybala arrin marrëveshje me Manchesterin

Kombëtarja e femrave në basketboll, ka pësuar një humbje të thellë mbrëmjen e sotme, përballë përfaqësueses ruse.
Ndeshja e zhvilluar në sallën sportive “Feti Borova”, u mbyll në shifrat 122-37 (4-44, 17-21, 6-32, 10-25), në favor të Rusisë.

Femrat shqiptare nuk patën aspak shanse për të rivalizuar, dhe diferencat u panë që në momentet e para të lojës. Ndeshja ishte e vlefshme për grupin C eliminator, për Europianin 2019. Në grup janë edhe Hungaria dhe Lituania.

Edhe me mbështetjen e “Tifozave Kuqezi”, të pranishëm në sallë, basketbollistet shqiptare u treguan të pafuqishme, me ruset që e kthyen sfidën, si një seancë stërvitore.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)