Tasholli: Vazhdojmë së bashku edhe nëse nuk jam në listë

Tasholli: Vazhdojmë së bashku edhe nëse nuk jam në listë

Lipjan në pikë të ditës, dritat ndezë (Foto)

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Argjend Tasholli ka deklaruar se është njoftuar nga PDK-ja se ka mundësi që të mos të jet në garë për deputet ku si shkaktar është një denim i formës së prerë me vlerë 300 euro të cilin e ka paguar kohë më parë.

Tasholli nepërmjet një shëna tha se denimi kishte qenë brenda afatit ku edhe 22 ditë pa i kaluar 3 vjet që për këtë s’kishte qenë në dijeni duke menduar se ka kaluar kohë më e gjatë, percjell Ulpianapress.

Nënkryetari i PDK-së së Lipjanit shtoi se do te vazhdojnë së bashku edhe nëse nuk është ai në listë.

“Sot nga Partia Demokratike e Kosovës më njoftuan se ka mundësi që të mos të jem në garë për Deputet ku si shkaktar është një denim i formës së prerë me vlerë 300 euro të cilin e kam paguar.
Denimi paska qenë brenda afatit ku edhe 22 ditë pa i kaluar 3 vjet që për këtë s’kam qenë në dijeni duke menduar se ka kaluar kohë më e gjatë.
Unë do ta respektoj çdo vendim të Partisë Demokratike të cilën e falenderoj për besimin dhe mbështetjën të cilën ma dhanë që unë të jem brenda listës së Deputetëve.

Ne duhet të vazhdojmë për të mirën e vendit, po ashtu falëminderit atyre që më përkrahen do te vazhdojmë së bashku edhe nëse nuk jam në listë”./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)