Hapet një fabrikë e re në Lipjan (Video)

Hapet një fabrikë e re në Lipjan (Video)

Ulpiana apo Istogu/ Liga e Parë ‘zjarr’ të dielen!

Këtë javë “FLY Company” në Lipjan përuroi fabrikën e re, ndër më modernet në vend dhe rajon për prodhimin e paisjeve medicinale.

Një numër i madh i klientëve, bashkëpunëtorëve të biznesit dhe të politikës ishin pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes së fabrikës, duke treguar interesim të veçantë për produktet e kompanisë, por, njëkohësisht duke vlerësuar punën dhe korrektësinë e “FLY Company”.


Pronari i kompanisë “FLY Company”, Ali Stublla, që merret me prodhimin e maskave dhe gardërobës medicinale, ka thënë se si kompani e re kanë nevojë për përkrahjen e qeverisë së ardhshme.

“Presim përkrahje të qeverisë së ardhshme për të na ndihmuar në forma të ndryshme, me beneficione, kështu që po besoj se do të kemi sukses”, ka shtuar ai.

Përmes hapjes së kësaj fabrike prej 400 m2, do të krijohen fillimisht më shumë se 20 vende të reja të punës, ndërsa me planet e kompanisë ky numër pritet të rritet ndjeshëm në të ardhmen.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)