Trump: Putin i fyer nga akuzat

Trump: Putin i fyer nga akuzat

Kopshtari i të infektuarit në Janjevë dyshohet se është prekur me Covid-19

Vladimir Putin është ndjerë i fyer nga pretendimet per ndërhyrjen e Rusisë ne zgjedhjet amerikane, e kjo nuk është një gjë e mirë për SHBA. Këtë e tha presidenti amerikan Donald trump pas një takimi të shkurtër me të gjatë punimeve të samitit të Azi-Paqësorit në Vietnam.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se homologu i tij mohoi kategorikisht ndërhyrjen në presidencialet e 2016-tës.

Më vonë në një reagim, i pari i Kremlinit i cilësoi pretendimet si një konflikt politik. Departamenti amerikan i drejtësisë po zhvillon hetime lidhur me çështjen, e gjithashtu bashkëpunimin e mundshëm të ekipit të Trumpit me autoritet ruse.

Një numër zyrtarësh të fushatës janë akuzuar zyrtarisht nga Prokurori i posaçëm Robert Mueller lidhur me hetimin, si George Papadopoulos e Paul Manafort. Kreu i Shtëpisë së Bardhë pohoi të shtunën se kishte zhvilluar dy ose tre takime të shkurtra me presidentin rus në Vietnam

Ndërkaq homologu i tij në një konference tha se kishte pasur një bashkëbisedim të frytshëm me Trumpin dhe mohoi me forca akuzat kundër vendit të tij.

“Çdo gjë rreth të ashtuquajturës ‘dosja ruse’ në SHBA është një demonstrim i betejës së vazhdueshme politike në territorin amerikan”, u shpreh Vladimir Putin, presidenti rus.


Më herët, përmes një deklarate të përbashkët dy udhëheqësit ranë dakord të mundin të ashtuquajturin Shteti Islamik në Siri, dhe theksuan se nuk mund të kishte zgjidhje ushtarake për konfliktin në Siri. Mundësia e një takimi mes Putin dhe Trumpit në Samitin e APEC u rrethua nga paqartësi e deklarata kundërthënëse. Ndërsa SHBA përjashtoi mundësinë e një përballje zyrtare, pala ruse tha se ata do te takoheshin.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)