Krijimi i shoqërisë aksionare nga Brestovci, premtues për rritje ekonomike

Krijimi i shoqërisë aksionare nga Brestovci, premtues për rritje ekonomike

PDK- në Lipjan nderon Heroin e Kosovës Ramiz Shala

Fuqia e diasporës, nuk është vetëm remitenca. ​

Kosova në baza vjetore konsiderohet se përmes rrugëve zyrtare, arrinë të thithë remitenca mbi 800 milionë euro në vit. Përkundër që është kohë pandemie, vitin e kaluar remitencat kishin prekur kulmin me afër 1 miliard euro. Kjo llogaritet të jetë edhe më e madhe si shifër.

Por, kandidati i Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci po e konsideron këtë vetëm si investim i mbijetesës dhe jo e fokusuar në investime konkrete.
“Duke parë përvojën time 25 vjeçare në diasporë, mund të them se në përgjithësi, diaspora kosovare në ndërmarrësi mund të konsiderohet e re, pasi që shumica e firmave apo bizneseve e kanë një përvojë 10-15 vjeçare. Kjo të lë të kuptosh se jo shumë kompani kanë kapacitetet të nevojshme për të lënë gjurmë në zhvillimin ekonomik të vendit. Prandaj, është e rëndësishme që të gjenden edhe kanale të tjera pos investimit direkt”, tha Brestovci, i cili në diasporë ka 11 biznese dhe mbi 1300 të punësuar.
Brestovci, ka iniciuar krijimin e një shoqërie aksionare, e cila do të mblidhte mbi një mijë biznese nga Kosova.​

Më realizimin e këtij projekti që synon krijimi e industrisë ushqimore, do të sillte punësimin e 10-15 mijë punëtorëve në fushën e bujqësisë.​

Po ashtu do të ketë forma të veçanta të ofertës, që Kosova do t’u ofroj kompanive me qëllim të hapjes së përfaqësisë së tyre në vendin tonë.​

Me masa të kujdesshme, do të ndryshohet situata edhe në ndërmarrjet publike, kurse për ndërmarrjet shoqërore si Trepça dhe Brezovica, duhet të rivitalizohen duke krijuar pako të veçanta për investime në to.​

Rivitalizimi i këtyre ndërmarrjeve do të ndikoj në rritjen pozitive të Bruto Produktit Vendor dhe rritjes së punësimit, aq shumë të nevojshëm për Kosovën.​

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)