Rizani nuk e uron LVV-në, thotë se PDK është rënditur e dyta duke e tejkaluar bastionin e LDK-së në Lipjan

Rizani nuk e uron LVV-në, thotë se PDK është rënditur e dyta duke e tejkaluar bastionin e LDK-së në Lipjan

Fauz Xhemajli priti në takim sot Zëvendësministrin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shukri Maxhuni.

Kryetari i PDK-së së Lipjani, Hyzer Rizani ka thurur elozhe për kulturën e lart të treguar nga qytetarët gjatë ditës së djeshme, mirëpo ai nuk ka uruar LVV-në për fitoren e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Rizani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se PDK në Lipjan është rënditur e dyta në listat e KQZ-së duke e tejkaluar bastionin e LDK-së.

Ai tutje ka shtuar se PDK e Lipjanit do të angazhohet edhe më shumë për të punuar dhe për të qëndruar sa më afër qytetarëve.

Shënimi i plotë:

Të dashur qytetar, gjatë ditës së djeshme keni treguar një kulturë shembullore për një proces pa incidente, një proces i mirëfilltë dhe zgjedhje të lira.

Në emër të strukturave të PDK-së dhe në emrin tim personal falënderoj secilin votues dhe secilin qytetar që mori pjesë në këto zgjedhje, falënderoj po ashtu edhe simpatizantët tanë që nuk u kursyen në përpjekjen e tyre për forcën tonë politike.

Partia Demokratike e Kosovës në Lipjan është rënditur e dyta në listat e KQZ-së duke e tejkaluar bastionin e LDK-së. Kjo është një frymëzim dhe një motiv më i madh për ekipet e PDK-së që të përgatiten për zgjedhjet lokale.

Të dashur qytetar, Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan do të angazhohet edhe më shumë për të punuar dhe për të qëndruar sa më afër qytetarëve ashtu siç kemi punuar gjatë vitëve të fundit pas zgjedhjes sime si kryetar dege.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)