Kryetari Ahmeti uron Vetëvendosjen

Kryetari Ahmeti uron Vetëvendosjen

Ahmeti uron Krishtlindjet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti ka përgëzuar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjen e 14 shkurtit, ndërsa u ka uruar punë të mbarë në drejtimin e vendit.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook ka falënderuar qytetarët si dhe anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së që kanë kontribuar në këto zgjedhje.

Ai tutje ka shtuar se LDK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për qytetarët dhe Lipjanin.

Lexoni të plotë postimin:

“Të nderuar qytetarë,

Vendi ynë dje ka dëshmuar pjekurinë e një procesi zgjedhor të rregullt e demokratik.

Duke njohur rezultatin dhe procesin demokratik gjejmë rastin për ta uruar edhe fituesin e këtyre zgjedhjeve Lëvizjen Vetevendosje!

Dua të falënderoj të gjithë qytetarët dhe institucionet përgjegjëse për organizim të zgjedhjeve dhe të gjithë ata që u angazhuan në procesin zgjedhor për punën dhe angazhimin.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe me përgjegjësi para qytetarëve duke respektuar vendimin e sovranit.

Unë do mbetem i përkushtuar në Lipjan- Me punë për Lipjanin!”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)