Kryetari Ahmeti uron ditën e të gjithëve, Pavarësinë e Kosovës

Kryetari Ahmeti uron ditën e të gjithëve, Pavarësinë e Kosovës

“Edhe Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, kishte aplikuar për veteran të UÇK-së, pa e parë frontin me sy”

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, përmes Facebooku, ka uruar qytetarët me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, transmeton Ulpianapress.

Në këtë urim Ahmeti ka thënë:

“Urime 13 vite të Pavarësisë së Kosovës

Të nderuar qytetarë të Komunës së Lipjanit, sot po numërojmë 13 vite të shtetësisë së Kosovës, prandaj në emrin tim dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit ju uroj këtë ditë të madhe, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Të dashur qytetarë, ne duhet të punojmë që vendi ynë të gëzoj vërtetë atë që e meriton, që, pavarësia të jetësohet në kuptim të plotë të fjalës.

Andaj në këtë festë le të ndjehet krenar çdo qytetarë i Komunës së Lipjanit, për të arriturat e përbashkëta.

Gëzuar 13 Vjetorin e Pavarësisë!”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)