Hyzer Rizani kandidati më i votuar i PDK-së në Lipjan

Hyzer Rizani kandidati më i votuar i PDK-së në Lipjan

Dyshja Jeton Gashi – Ramiz Qeriqi formojnë klub të ri futbolli!…

Kosova mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 14 shkurt, proces që u vlerësua lartë për mbarëvajtjen e votimit si njëra nga zgjedhjet më të rregullta të mbajtura në historinë parlamentare të Kosovës, raporton Gazeta Ulpianapress.

Partia Demokratike e Kosovës arriti të marrë në këto zgjedhje mbi 17% të votave duke siguruar rreth 20 mandate në Kuvendin e Kosovës, duke mos përfshirë votat me postë dhe ato me kusht që ende nuk janë numëruar.

Ulpianapress mëson nga burimet e saj brenda PDK-së, kandidatët më të votuar të PDK-së së Lipjanit në këto zgjedhje parlamentare në nivel vendi janë: Enver Hoxhaj , Hyzer Rizani, Fitim Selimi, Rashid Qalaj, Lumturije Bytyqi-Hasani dhe Ali Stublla.

Kjo renditje është bërë në bazë të numrit të votave që ka marrë secili kandidat.

Rizani në këto zgjedhje është votuar më shumë se katër kandidatët e tjerë me 2673 vota, kur kanë mbetur edhe tri klasa pa u numëruar./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)