Edhe stinori pranveror e gjenë Ulpianën larg shtëpisë së saj.
Stadiumi i qytetit “Sami Kelmendi” nuk mund të përdoret as nga Arbëria në Superligë e as nga Ulpiana në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Olle.
Kjo pasi ai nuk i plotëson kushtet për tu luajtur një ndeshje në këto nivele.
Arbëria pak ditë më parë njoftoi se ka zgjedhur stadiumin sintetik në Ferizaj për ndeshjet si vendase, e po në një stadium sintetik do të luaj edhe Ulpiana.
Si në vjeshtë, njejtë edhe në pranverë lipjanasit do të luajnë takimet si nikoçir në stadiumin e qytetit të Shtimës.
Ulpiana do të luftojë për inkuadrim në Superligë.
COMMENTS